Juventus - Napoli, formacionet (Foto)

  • 13 February 2016 - 16:44
Juventus - Napoli, formacionet (Foto)

Koha e së vërtetës më në fund ka ardhur edhe në Serinë A. Sonte në mbrëmje në "JuventusStadium" do të luhet ndeshja e vitit, pasi përballë do të vendosen Juventus dhe Napolit. Dy skuadrat janë pretendentet për të fituar titullin kampion.

Napoli vjen në Torino me avantazhin e dy pikëve, si edhe faktin që i ka të gjithë lojtarët nëdispozicion. Në fushë nga minuta e parë si gjithmonë do të jetë edhe Hysaj. 

Krejt ndryshe paraqitet situata te skuadra e bardhezinjve që kanë mungesa të rëndësishme. Chiellini në mbrojtje, Azamoah në mesfushë dhe Mandzukic në sulm nuk do të jenë në dispozicion të Allegrit. 

Ndërkohë sa i përket situatës së Khedirës, ai pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Strategu i Juventusit do të luajë sot me katër mbrojtës dhe jo me tre siç ka luajtur në çdo ndeshje. 

(Kosova Sot)