Shenjëtarët nderojnë Pavarësinë

  • 13 February 2016 - 18:23
Shenjëtarët nderojnë Pavarësinë

Në kuadër të manifestimeve për nder të 8-vjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, të shtunën në Poligonin e Shenjëtarisë  në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvilluan gara në shenjëtari, Kupa “Pavarësia 8” në qitje është organizuar nga Federata e Shenjëtarisë e Kosovës, ku morën pjesë Përfaqësuesja e Kosovës dhe Shqipërisë në qitje me pushkë dhe pistoleta ajrore për femra dhe meshkuj. Meshkujt garuan në disiplina me pushkë dhe pistoleta ajri 1 x 60 diabola, ndërsa femrat garuan në disiplina me pushkë dhe pistoletë ajri 1 x 40 diabola. Në konkurrencën e meshkujve fitoi Drilon Ibrahimi i Kosovës në pushkë, derisa Urata Rama ishte më e mira në konkurrencën e femrave. Në pistoletë fitoi Nexhat Sahiti dhe Edlira Shyti. (Kosova Sot)

Rezultatet

 

Meshkujt - pushkë:

 

1. Drilon Ibrahimi, Kosovë me 556 rrathë

2. Olsi Avllazagaj, Shqipëri, 536 rrathë

3. Faruk Qerimi, Kosovë, 519 rrathë

 

Femrat - pushkë:

 

1. Urata Rama, Kosovë, 383 rrathë

2. Lumturi Pepa, Shqipëri, 377 rrathë

3. Anila Sevo, Shqipëri, 363 rrathë

 

Meshkujt - pistoletë:

 

1. Nexhat Sahiti, Kosovë, 559 rrathë

2. Agim Rama, Shqipëri, 558 rrathë

3. Arben Cerina, Shqipëri, 555 rrathë

 

Femrat - pistoletë:

 

1. Edlira Shyti, Shqipëri, 372 rrathë

2. Lumturie Rama, Kosovë, 370 rrathë

3. Aida Bogdani, Shqipëri, 355 rrathës