Memushaj humb penalltinë

  • 13 February 2016 - 18:24
Memushaj humb penalltinë

Skuadra e Pescara-s ka barazuar 1:1 me Vizenca-n mbrëmjen e së premtes në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Serie B. Në këtë ndeshje është bërë protagonist edhe mesfushori kuqezi, Ledian Memushaj, me humbjen e një penalltie në minutën e 84-t. Ndeshja u karakterizua nga aksione të shumta nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan edhe tensionet në fushë. Fillimisht, Francesco Signori kaloi skuadrën e Vizenca-s në avantazh në minutën e 73-të. Vendasit u kundërpërgjigjen me kundërsulme duke rrezikuar disa herë portën e miqve. Goli i barazimit për Pescara-n u shënua nga Gianncuka Lapadula në shtesë, ndërsa miqtë ishin me dhjetë lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të Mario Sampirisi-t. Memushaj ka qenë njëri nga lojtarët që ka luajtur më së shumti për Shqipërinë në eliminatoret për “Francë 2016” dhe pritet të ftohet për në Evropian nga Gianni De Biasi. (Kosova Sot)