Reali shkatërron Bilbao-n

  • 13 February 2016 - 18:29
Reali shkatërron Bilbao-n

 

Skuadra e Real Madrid-it, ka arritur fitoren e tretë radhazi në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane mundi pa shumë problem  Athletic Bilbao-n në “Santago Bernabeo”, me rezultat 4:2.  U duk një ndeshje e thjeshtë për “merengueset” që në minutat e para, pasi Cristiano Ronaldo shënoi një gol spektakolar që në minutën e tretë. Miqtë reagojnë menjëherë me Eraso-n në minutën e 10-të.  Real-i luajti mjaft mirë dhe shënon edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë me James Rodriguez dhe Toni Kroos. Në pjesën e dytë vendasit mbeten me 10 lojtarë pas daljes së Varane me dy të verdhë, por Ronaldo shënon edhe golin e dytë personal, për t’i shuar gjitha zërat se po kalon nëpër një krizë në formën e tij.  

 

(Kosova Sot)