Dortmund rrezikon Bayern-in

  • 13 February 2016 - 19:37
Dortmund rrezikon Bayern-in

 

Borussia Dortmund është kthyer te fitorja në kampionat pas barazimit të regjistruar fundjavën e kaluar kundër Hertha Berlin. Me këtë rezultat skuadra e Tuchel është kthyer të jetë pesë pikë larg kampionëve të Gjermanisë në fuqi, duke rihapur përkohësisht luftën për titull në Bundesliga. Bavarezët, në fakt, do të luajnë nesër në fushën e Augsburg. Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Mkhitaryan, i teti në këtë sezon për mesfushorin sulmues, në minutën e 57-të. Në ndeshjet e tjera të javës së 21-të të Bundesligës, Bayer Leverkusen ka fituar në fushën e Darmstadt 2-1dhe është ngjitur në vendin e tretë të kampionatit, Stuttgart ka regjistruar fitoren e katërt radhazi duke mundur me rezultatin 2-0 Hertha Berlin në shtëpi, me berlinezët që tani ndodhen në vendin e katërt. Wolfsburg është kthyer te fitorja pas humbjes 3-0 të pësuar ndaj Schalke fundjavën e kaluar,  duke mundur 2-0 Ingolstadt, ndërsa Werder Bremen-Hoffenheim është mbyllur në barazim 1-1.

 

(Kosova Sot)