Barcelona mendon për të ardhmen

  • 13 February 2016 - 19:45
Barcelona mendon për të ardhmen

 

 

Barcelona, sipas shtypit spanjoll, është gati të vihet në lëvizje për të siguruar Paul Dybala-n, lojtari i duhur për të forcuar akoma më shumë treshen më të fortë në botë Messi, Suarez dhe Neymar. Klubi “blaugrana” duket se ka zgjedhur argjentinasin për t’i dhënë një mundësi Luis Suarez që të marrë pak frymë, por njëkohësisht do të ishte edhe pasardhësi ideal i uruguajanit 29-vjeçar kur karriera e tij në “Camp Nou” të përfundojë.

(Kosova Sot)