Blanc: Rezultatet vendosin të ardhmen

  • 13 February 2016 - 19:48
Blanc: Rezultatet vendosin të ardhmen

 

 

Laurent Blanc nuk beson se rinovimi dy vjeçar i kontratës është garanci në lidhje me të ardhmen e tij afat-gjatë te Paris Saint-Germain. Ai mendon se skuadra e tij do ta fitojë titullin në Ligue 1, por se drejtuesit nuk do të toleronin një dështim në Champions League. “Nuk ka kritere në lidhje me vazhdimësinë dhe po e marr këtë kontratë si shenjë e besimit të drejtuesve karshi meje, por kur ky besim nuk do të ekzistojë më, atëherë do të largohem. Ndonjëherë kontratat prishen para kohe ose rinovohen”,– tha Blanc. “Unë jam i nderuar dhe krenar që së bashku me stafin tim do të punojmë te Parisi, por gjithçka do të jetë e lidhur ngushtë me rezultatet që do të arrijë skuadra në Champions League”, tha Blanc I cili është i kënaqur me futbollistët që ka aktualisht në dispozicion.

 

(Kosova Sot)