Juventus fiton derbin, merr pozitën e parë (Video)

  • 13 February 2016 - 22:58
Juventus fiton derbin, merr pozitën e parë (Video)

Juventus ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke mposhtur rivalin kryesorë për titullë Napolin me rezultat minimal 1 me 0.

I gjithë takimi ishte i baraspeshuar, ku kishte aksione herë nga ana e Juventusit e herë nga ana e Napolit.

Kur të gjithë menduan se ky derbi do të ndahet në paqe, ashtu nuk mendoi Simone Zaza i cili lëshojë një projektil në portën e Reinas në minutën e 88-të. Nga goli i shënuar e gjithë skuadra e Napolit u fokusua në sulëm, por nuk e arriti se paku golin e barazimit.

Kështu që me këtë fitore Bardh e Zinjtë kalojnë në pozitën e parë me 57 pikë , një më shumë se Napoli.

(Kosova Sot)