Nuk ndalen kinezët, kërkojnë mesfushorin e Unitedit

  • 14 February 2016 - 09:05
Nuk ndalen kinezët, kërkojnë mesfushorin e Unitedit

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata është njëri prej objektivave kryesore të tre klubeve në Superligën kineze, sipas “Sunday People”.

Një numër i madh i lojtarëve u larguan nga Evropa për në Kinë gjatë afatit të janarit, me Ramiresin që nga Chelsea u bashkua në ligën kineze, e disa lojtarë të tjerë, kinezët nuk kanë ndërmend të ndalen. Mata është në listën e dëshirave të disa klubeve, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë 27-vjeçarit një rritje prej 170,000 mijë funta në javë.

Thuhet se spanjolli në rast të nënshkrimit të menaxherit Mourinho nuk do të ketë vend në skuadrën nga Old Trafford.

(Kosova Sot)