Barcelona mohon interesimin për Ozil

  • 14 February 2016 - 13:16
Barcelona mohon interesimin për Ozil

Zyrtarët e Barcelonës kanë mohuar raportet e fundit për një transferim të mundshëm të Mesut Ozil nga Arsenali.

Sipas Mundo Derpotivo, drejtuesit kanë  pranuar se nuk kanë pasur asnjë takim me lojtarin 27-vjeçar, që e lidhte Ozilin për një kalim të mundshëm prej 50 milionë funtave në Camp Nou.

Sipas gjigantëve katalunas, Ozil nuk është objektiva e tyre gjatë afatit kalimtar të verës. Andaj kjo është mirë për fansat e Arsenalit, pasi mund të shpresojnë që turku me pasaportë gjermane mund të qëndrojë ende në Emirates.

(Kosova Sot)