Përfundon takimi, ja vendimi për Ancelottin

  • 22 May 2015 - 23:40
Përfundon takimi, ja vendimi për Ancelottin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe ndërmjetësuesi i Los Blancos, Ernesto Bronzetti janë takuar për të biseduar rreth çështjes Ancelotti. Sky Sport 24 raporton se negociatat mes tyre janë duke shkuar gjithnjë e më shumë nga shkëputja e kontratës me strategun italian.

Të shtunën presidenti i Realit do mbaj takim me kryesinë e klubit për t'i komunikuar vendimin. Ancelotti lidhet me një rikthim tek Milan, kurse vendin e tij pritet ta zë Rafa Benitez.