Penza-Prishtina, ja rezultati përfundimtar i finales

  • 14 February 2016 - 20:28
Penza-Prishtina, ja rezultati përfundimtar i finales

Është mbyllur finalja e Kupës së Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave.

Penza është treguar më e fortë se Prishtina, duke e mundur atë në kryeqytet.

Pejanet ishin më të mira se prishtinaset, veçanërisht në pjesën e dytë të ndeshjes, duke fituar në fund me rezultat 91:77.

Një sfidë tjetër mes këtyre dy qyteteve luhet në ora 19:45, ku Sigal Prishtina pret Pejën në konkurrencën e meshkujve.