Derbi magjik, Kupa në duart e Sigal Prishtinës

  • 14 February 2016 - 22:15
Derbi magjik, Kupa në duart e Sigal Prishtinës

Sigal Prishtina është fitues i fitues i IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Prishtina pas një loje tejet të fortë e me rivalitet të madh e mposhti me rezultat 81:78 Pejën, në finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku ishin tubuar rreth 2500 shikues. Një finale interesante në mes dy rivalëve të vjetër, por Prishtina ia doli të triumfojë falë lojës më të përsosur sidomos në tre minutat e fundit të sfidës. Peja me gjithë lojën e mirë nuk arriti ta mbrojë trofeun e Kupës.

Basketbollisti Dardan Berisha ishte trim i mbrëmjes. Ai administroi lojën me mjeshtri, i ndihmuar edhe nga Andrew Warren dhuruan lojë të bukur. Në krahun tjetër, te Peja Nenad Deliç, Drilon Hajrizi e Kevin Burwell ishin më të dalluarit. Ata vazhdimisht e mbajtën në presion kampionin në fuqi të Kosovës dhe të Ligës Ballklanike. Në minutën e 33-të, Prishtina në epërsi me 68:67, duke e shtuar atë në 6 pikë (75:69) pikërisht në minutën e 36-të. Prishtina luante me shumë kujdes si në mbrojtje po ashtu edhe në repartin e sulmit. Në minutën e 37-të, Prishtina udhëheq me 8 pikë (77:69), por fundi ishte tejet dramatik dhe në sekondat e fundit rezultati ishte 78:78. Megjithatë Willie Kemp me një trepikësh në sekondën e fundit ia solli fitoren (81:78) Sigal Prishtinës, ky trofe është i 11-ti pas lufte. Dardan Berisha u shpall MVP i ndeshjes, i cili ishte më i merituari për fitoren e Prishtinës. Pesëshja e e kupës është: Berisha, Warren, Abukar, Deliç dhe Hajrizi.

S. Prishtina-Peja 81:78
(20:20, 24:24, 23:23, 14:11)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 2500.

Sigal Prishtina: Kemp 8, Azemi, Peci, Shima, Berisha 25, Warren 18, Sinani, Marinov 4, Washburn 7, Morina 7, Abukar 9, Mazreku 3.

Peja: Covingtone 5, West, Mekaj, Rugova, Veseli 9, Grapci, Deliç 17, Hajrizi 16, Davis 15, S. Zekiqi, Burwell 16, B. Zekiqi.