Barcelona shkatërron Celta Vigon

  • 14 February 2016 - 22:30
Barcelona shkatërron Celta Vigon

Shumë i veçantë ishte goli i katërt i Barcelonës kundër Celta Vigos.

Një ndërhyrje të gabuar të Castros në dëm të Lionel Messit, arbitri e ndëshkoi me penalti. 

Përgjegjësinë e mori vet argjentinasi, i cili shkoi drejt topit, por në vend se të godiste në portë, asistoi te Luis Suarez.

Uruguaiani e kompletoi het-trikun në këtë ndeshje (82’).

Barca nuk u ndal së shënuari. Ivan Rakitic (85’) dhe Neymar (90’+1) vendosën rezultatin përfundimtar.