Penza fituese e Kupës së Kosovës për femra

  • 14 February 2016 - 23:06
Penza fituese e Kupës së Kosovës për femra

Klubi nga Peja, Penza është fituese e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Penza ka shënuar fitore të thellë 91:77 kundër kampiones në fuqi, Prishtinës, në finalen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Në 20 minutat e para ballafaqimi ka qenë i baraspeshuar dhe rezultati ishte 39:39, mirëpo nga çereku i tretë pejanet zotëruan lojën dhe shkëputen në epërsi ndaj prishtinasve. Basketbollistet Irma Konjusha me 21 pikë e cila krahë tëf ortë pari Vlora Idrizajn (21), Jeta Zeka (20) e Valbona Bytyqi (19), që ishin enigmë e pazgjidhur për bardhekaltrat.
Te Prishtina është dalluar Zërina Shatri me 23 pikë, e ndihmuar nga basketbollistja më përvojë Arbnore Perçuku (18), por të pafuqishme ndaj pejaneve të disponuara për lojë.

Prishtina-Penza 77:91
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues: 500.
Prishtina: Hasani 2, E. Shatri 8, Ismaili 6, Martinaj, Nuhiu 12, Emra 4, Zeneli, Perçuku 18, Rexhepi, Braha 2, Z. Shatri 23, Rushiti 2.
Penza: Halitaj, Daci 8, Konjusha 21, Idrizaj 21, Agiç, Bytyqi 19, Krasniqi, Berisha, Z. Zeka 2, J. Zeka 20, Y. Berisha, Medunjanin.