Donjeta Sadiku, nënkampione e botës në boks

  • 23 May 2015 - 09:45
Donjeta Sadiku, nënkampione e botës në boks

Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku e ka humbur duelin finalen në Kampionatin Botëror të juniorëve, kundër amerikanes Gutierrz Guadalupe.

Donjeta edhe pse bëri një ndeshje mjaft të mirë, megjithatë, përvoja ishte në anën e amerikanes, e cila e fitojë ndeshjen.

Pavarësisht disfatës në finale, megjithatë, Donjeta ka bërë historinë duke u shpall nën kampione e botës në një eveniment të tillë.

Donjeta në tri duelet e mëparshme mposhti gjithë kundërshtarët duke qenë befasia me e madhe e këtij Botërori.