Përfundon takimi Ancelotti-Galliani

  • 27 May 2015 - 21:33
Përfundon takimi Ancelotti-Galliani

Adriano Galliani dhe Carlo Ancelotti kanë përfunduar takimin e tyre që e kishin sot, duke marrë vendim që takimi të rifillojë përsëri gjatë ditës së nesërme.

Ata kanë biseduar diku rreth një orë, teksa kanë lënë një takim tjetër i cili do të mbahet në ditën e nesërme.

Përndryshe, në këtë bisedë ishin të pranishëm edhe Ernesto Bronzetti dhe Fabrizio de Vecchi. Galliani është duke shpresuar që ta rikthejë Ancelottin përsëri te Milani.