Çështja “FIFA”, Maradona: Më trajtuan si të çmendur

  • 27 May 2015 - 21:58
Çështja “FIFA”, Maradona: Më trajtuan si të çmendur

“Më trajtuan sikur isha cmendur. Sot FBI zbuloi të vërtetën”. Skandali i FIFA-s që u bë publik me aksionin e agjensisë hetuese amerikane dhe konferencën e shtypit të autoriteteve më të lartë të drejtësisë në SHBA u prit me gëzim nga Diego Armando Maradona që prej vitesh përsërit akuzat ndaj organit më të lartë të futbollit botëror. Në këtë mënyrë Maradona që pak ditë më parë deklaroi se FIFA është një park lojërash i të korruptuarve që drejtohet nga një diktator i përjetshëm ka shansin edhe për sulmin e fundit, transmeton supersport.al

“FIFA ka rezerva prej 1.5 miliard Dollarësh dhe ka lojtarë që nuk fitojnë më shumë se 150 Dollarë. Tani ata gënjeshtarët i kapën në befasi. Sot nuk ka më futboll, nuk ka transparencë. Mjafton të gënjesh njerëzit dhe të bësh një darkë spektakli për të rizgjedhur Blatter. Po tani të shohim nëse do të fitojë pas kësaj që ndodhi. Amerikanët kanë bërë një punë të paqortueshme. Tani vëmendje për ata që do t’u duhet të shkojnë në Amerikë për të dhënë shpjegime pasi kanë 10 vjet që i ndjekin. Të mirët mbeten, me të këqinjtë do të merrem vetë. Paratë që fitojnë duhen përdrorur për të ndërtuar një fushë për fëmijët afrikanë.”

Por Maradona nuk ndalet këtu në sulmin e tij e madje përfshin edhe shefin e UEFA-s, Michel Platini.

“Ka që nga 1998 që ndajnë paratë dhe këtë nuk e kapërdij dot. Nuk duam që të komandojë një njeri i fiutbollit. Erdhën dhe tentuan të më bindin të hesht me para, por unë paratë i fitoj duke punuar, jo duke ua futur njerëzve. Platini? Ai është francez. Nëse era fryn majtas edhe ai shkon majtas, nëse era fryn djathtas, ai qëndron djathtas”.