Liverpool dëshiron Tevezin

  • 27 May 2015 - 23:24
Liverpool dëshiron Tevezin

Liverpool duket se do jenë tejet aktiv në merkaton e verës, pas një sezoni të dështuar ku nuk arritën as kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Brendan Rodgers i ka vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Carlos Tevez, i cili ka edhe një vit kontratë me ekipin torinez.

Sulmuesi argjentinas ka theksuar se edhe nëse e fiton Ligën e Kampionëve, ai dëshiron largimin nga Juventusi dhe duket se 'Të Kuqtë' dëshirojnë shërbimet e tij.