Juve nuk e shet Pogba-n

  • 28 April 2016 - 17:41
Juve nuk e shet Pogba-n

Klubi i Juventus-it ka siguruar titullin e pestë radhazi në Serie A dhe hierarkia drejtuese e Juve-s tani është duke planifikuar afatin kalimtar, por shitja e aseteve të tyre të çmuara nuk është në shqyrtim. Kontrata aktuale e francezit Paul Pogba skadon në vitin 2019 dhe menaxheri i përgjithshëm i Juventus-it, Beppe Marotta, ka insistuar se mesfushori, i cili ka bërë 175 paraqitje për klubin italian, që nga ardhja e tij nga Manchester United, në vitin 2012, nuk do të jenë në shitje. “Ne e kemi bërë një vendim të qartë për Pogba vitin e kaluar. Ai do të jetë një element kyç për vitet që vijnë. Pogba është i lumtur me ne, është rritur dhe është bërë një kampion i madh”, ka thënë Marotta. Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ka lënë të kuptohet në dhjetor se 23-vjeçari mund të largohet nga Juventus-i këtë verë, por qëndrimi i tij tani mbetet në përputhje me kampionët e Seria A. “Juve nuk do të pranojë asgjë më pak se 100 milionë euro për shitjen e tij dhe unë jam dakord me të, edhe pse Pogba është më shumë se i lumtur të mbetet me bardhezinjtë”, ka thënë Raiola për “La Gazzetta dello Sport” në fund të marsit. “Ne jemi edhe të gatshëm për të nënshkruar një kontratë të re”, theksoi ai. Juve kanë qenë e prirë për të sqaruar pozicionin e Pogba-s para përfundimit të edicionit, ndaj drejtuesit janë takuar tashmë me Raiola-n në Torino gjatë këtij muaji. Bisedimet kanë qenë pozitive, ndërsa marrëdhëniet e shkëlqyera të Pogba-s me trajnerin Massimiliano Allegri janë gjithashtu një faktor i madh për ta bindur mesfushorin që të refuzojë një lëvizje në elitën e Evropës. (Kosova Sot)