Futbollistët kosovarë do të ikin nga Kombëtarja?

  • 28 April 2016 - 18:03
Futbollistët kosovarë do të ikin nga Kombëtarja?

Kosova pret që më 3 Maj të bëhet anëtarja më e re e UEFA-s në kongresin që do të mbahet në Budapest. Pjesëmarrja e saj zyrtare në aktivitet ndërkombëtare mund të sjellë largime nga Kombëtarja e Shqipërisë. Një mundësi të tillë e shprehu Alban Meha dhe e pranoi edhe trajneri i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaki. Për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjithkush ka të dretë të vendosë atë që dëshiron.

“Në këtë botë gjithkush mund të bëjë zgjedhjen e tij. Unë mendoj se rëndësishme është pranimi i Kosovës, pasi këtë ka kërkuar”, tha Duka.

Me Kombëtaren shqiptare aktivizohen më shumë se 10 futbollistë me origjinë kosovare, të cilët luajnë në kampionate të ndryshme europiane. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë prej tyre që do të zgjedhin të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, siç bëri vite më parë portieri Ujkani./ tvklan/

Kosova për momentin zhvillon vetëm takime miqësore, por pas pranimit në organizmat ndërkombëtarë të futbollit ka planifikuar të ndërtojë një përfaqësuese konkurruese.

(Kosova Sot)