Interi interesohet për lojtarin e PSG’së

  • 29 April 2016 - 09:29
Interi interesohet për lojtarin e PSG’së

Thiago Motta mund të rikthehet në Serie A te Interi

Mesfushori i PSG’së, Thiago Motta, i cili u largua nga Serie A për në Francë në verën e vitit 2012, mund të rikthehet gjatë verës në Itali te Interi.

Agjenti i lojtarit, Alessandro Canovi, ka thënë se Motta ka edhe një vit kontratë me PSG’në, por nuk e ka mohuar që lojtari mund të largohet gjatë verës, ku Juventusi gjithashtu interesohet për të.

“Motta ka edhe një vit kontratë me PSG’në. Ai shihet si lider në mesfushën e Parisit. Megjithatë, gjatë verës gjithçka mundet me ndodh. Nëse Interi dëshiron seriozisht Mottan, do të jetë rival i Juventusit, që gjithashtu kërkuan lojtarin edicionin e kaluar”, ka thënë agjenti i Mottas. 

(Kosova Sot)