Mbrojtësi i Barcelonës, Pique: Humbja e La Ligës është dështim i sezonit

  • 29 April 2016 - 11:21
Mbrojtësi i Barcelonës, Pique: Humbja e La Ligës është dështim i sezonit

Barcelona ishte dukshëm në krye të La Ligës deri te humbja 2 me 1 në El Clasico ndaj Real Madridit, ku më pas humbën edhe dy ndeshje me radhë, që tani janë me pikë të barabarta me Atleticon dhe vetëm një më shumë se Reali, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i katalunasve, Gerrard Pique, ka thënë se nëse Barcelona dështon ta fitojë La Ligën, padyshim se do të ishte një sezon i dështuar për katalunasit.

“Është normale që të keni vështirësi gjatë sezonit, por ne ishim të pafat pasi kjo na ndodhi në momentet më vendimtare. Megjithatë, ne ende kemi La Ligën dhe Copa del Rey, duhet të luftojmë për to. Ne mund të humbasim ligën nëse nuk fitojmë ndeshjet e mbetura. Duhet të fokusohemi dhe të shpëtojmë sezonin”, ka thënë Pique.

(Kosova Sot)