Juventusi transferon mbrojtësin e Bayernit

  • 29 April 2016 - 13:30
Juventusi transferon mbrojtësin e Bayernit

Medhi Benatia pritet të largohet nga Bayern Muncihu, pas lajmit se Mats Hummels do të transferohet në ‘Alianz Arena’

Duket se Medhi Benatia po luan sezonin e fundit me Bayern Muncihun. Benatia, i cili në verën e vitit 2014 u transferua nga Roma, pritet të lirojë vendin për gjermanin, Mats Hummels, që edhe zyrtarisht Dortmundi konfirmoi interesimin e lojtarit për të kaluar në ‘Alianz Arena’.

Menjëherë pas këtij lajmi, Juventusi është hedhur në sulm për t’i siguruar shërbimet e 29 vjeçarit. Sipas ‘Calciomercato.com’, ‘Zonja e Vjetër’ do të bëjë ofertë zyrtare për Benatian menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni, që e shohin si zëvendësuesin ideal të Barzaglit.

Vlera e lojtarit duket të jetë nga 22 deri në 25 milionë euro.

(Kosova Sot)