Lajm i keq për Barcelonën, titulli në “rrezik”

  • 29 April 2016 - 13:41
Lajm i keq për Barcelonën, titulli në “rrezik”

Barcelona nuk do të jetë aspak e kënaqur me gjyqtarin e caktuar për ndeshjen kundër Real Betisit.

Antonio Mateu Lahoz është caktuar për gjyqtar të ndeshjes mes Real Betis dhe Barcelonës, të shtunën, e para prej tri ndeshjeve të fundit të sezonit në La Ligë.

Gjiganti katalan kryeson në tabelë me pikë të barabarta me Atletico Madridin dhe një më shumë se Real Madrid.

Por, Lahoz do ta brengosë Barcelonën, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Ai ishte gjyqtar i ndeshjes vendimtare për titull Barcelona – Atletico Madrid në xhiron e fundit të sezonit 2013-14.

Te rezultati 1:1, në minutën e 73-të, Lionel Messi realizoi gol të rregullt të cilin ai e anuloi për pozitë jashtë loje, që nuk ekzistonte.

Vendimi i tij ia kushtoi Barcelonës me humbje në garë për titull, që i takoi Atleticos.

(Kosova Sot)