Igli Tare takohet fshehurazi me De Biasin?

  • 29 April 2016 - 14:12
Igli Tare takohet fshehurazi me De Biasin?

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është takuar fshehurazi me trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi. Kjo sipas mediumeve italiane për bashkëpunim në të ardhmen.

Por, menjëherë ka reaguar De Biasi, duke mohuar që është takuar me Taren. Ai ka thënë se fokusi i tij është evropiani që zhvillohet në Francë. De Biasi udhëhoqi Shqipërinë drejt këtij suksesi historik.

“Taren nuk e kam thirrur e as nuk e kam parë qe një vit”, ka deklaruar De Biasipër “Cittaceleste”.

“Unë kam marrëdhënie të mira me Igli Tare, por e përsëris se nuk jam takuar e as dëgjuar që një vit dhe jam i fokusuar vetëm për Kampionatin evropian. Unë nuk mund të flas për një gjë që nuk ekziston, por nëse një thirrje vjen nga presidenti Lotito, atëherë ne do të flasim. Nuk ka diçka që të diskutohet në këtë moment”, ka thënë De Biasi.

(Kosova Sot)