Më të rejat e lëndimit të Ronaldos, mund t’i gëzojë tifozët e Realit (Foto)

  • 29 April 2016 - 14:14
Më të rejat e lëndimit të Ronaldos, mund t’i gëzojë tifozët e Realit (Foto)

Duket se mediat spanjolle janë duke e përcjellur çdo lëvizje të Cristiano Ronaldos.

Ronaldo mungoi në takimin e parë gjysmëfinal në mes të Realit dhe Cityt, duke bërë kështu që tifozët të presin me ankth se a do të kthehet ai për ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’.

Gazeta madrilene “Marca” ka publikuar të rejat më të fundit në lidhje me lëndimin e portugezit, ku në ballinën e saj ka shfaqur një foto të Ronaldos duke u vrapuar, me titullin “ka filluar të vrapojë”.

Por, sigurisht se fakti se Ronaldo është duke vrapuar nuk do të thotë se gjithçka është kthyer në përsosmëri.

Kujtojmë se Ronaldo vrapoi për orë të tëra para takimit me Cityn në ‘Etihad’ të martën, mirëpo në fund nuk luajti fare.

Ndoshta për Ronaldon është më mirë të mos vrapohet fare në këtë rast, në mënyrë që këmba e tij të pushojë dhe ai të bëjë rikuperimin e duhur për ndeshjen e kthimit.

Mbetet të shihet nëse ylli portugez do të paraqitet në ndeshjen e kthimit apo jo.

ChKiVUUWwAE6Wvb

(Kosova Sot)