Pogba: Dua të bëhem një legjendë si Pele dhe Maradona

  • 29 April 2016 - 15:50
Pogba: Dua të bëhem një legjendë si Pele dhe Maradona

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, Paul Pogba nuk e fsheh se ka objektiva të mëdha për të ardhmen.

Ai deklaron se 4 tituj kampionë në Itali nuk i mjaftojnë dhe se dëshiron të shkruajë historinë.

"Dua të bëhem një legjendë e futbollit, si Pele dhe Maradona. Madje, më shumë. Katër tituj në Itali nuk më mjaftojnë, dua të bëhem mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave”, ka thënë ai.

Mesfushori francez është vënë prej kohësh nën “radarin” e klubeve evropiane, megjithatë ai thekson se ka një kontratë me bardhezinjtë.“Kam një kontratë me Juventusin. Nuk është se sa të zgjohem do të shkoj në Angli”, shprehet 23-vjeçari.

(Kosova Sot)