E dini sa fiton Ranieri nëse Leiçesteri shpallet kampion?

  • 29 April 2016 - 16:47
E dini sa fiton Ranieri nëse Leiçesteri shpallet kampion?

Nëse Leiçesteri triumfon të dielën përballë Mançester Sitit atëherë Klaudio Ranieri do të shkruajë historinë me klubin anglez.

Kurorëzimi i “Dhelprave” jo vetëm që do të ngrejë lart imazhin e tij si trajner por do t’i mundësojë fitimin e shumë shpërblimeve.

Shpallja kampion në Premier Ligë do t’i sillte 5 milion paund shpërblim sipas mediave angleze. Një shumë e madhe për një trajner, që paguhet 1 milion e gjysmë në sezon.

Në rast se Leiçester shpallet kampione e Anglisë, Ranieri në kontratë ka një klauzolë tjetër që do t’i fitojë 3,5 milionë funte ekstra.

Në total nga bonuset Ranieri do të fitojë 5,2 milionë funte dhe për ta marrë këtë super shpërblim i duhet vetëm një fitore. Ndoshta drejtuesit e “Dhelprave” nuk e kishin menduar kurrë fitimin e titullit kur kanë firmosur klauzolat në fjalë.

Ranieri ka aktualisht një kontratë me Leiçesterin deri në vitin 2018, e cila mund të zgjatet pas një suksesi të mundshëm që do të ishte historik për ekipin.

(Kosova Sot)