Berlusconi dhe Galliani të urryer te Milan-i

  • 29 April 2016 - 19:06
 Berlusconi dhe Galliani të urryer te Milan-i

 

 

Giuseppe Gatti është një emër që tifozët e Milan-it e njohin mirë. Është përfaqësuesi numër një i mbështetësve kuqezi që kritikojnë klubin dhe çdo vit, me rastin e asamblesë së aksionarëve, hidhet në sulm. Në këtë stinor, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit, me ndryshimin e trajnerit dhe paraqitjes së turpshme në Verona, Gatti nuk ka qenë i vetëm. Sulmet ndaj klubit kanë ardhur nga fronte të ndryshme dhe në lidhje më të gjitha temat e diskutuara, nga rezultatet te stadiumi, që duhej të ndërtohej në zonën “Portello”, duke kaluar nga humbja prej 89,3 milionë eurosh në bilanc. “Situata po përkeqësohet çdo vit, më keq nga sa mund të imagjinohej”, ka sulmuar Gatti.  “Nuk mund të themi se përgjegjësitë kanë qenë të Seedorf, Inzaghi dhe Mihajloviq. Përgjegjësitë janë të drejtuesve: të Galliani-t dhe Berlusconi-t. Kur Milan-i u shpëtua nga falimentimi, kishte në përbërje kampionë si Baresi, Maldini dhe Filippo Galli”, ka thwnw Gatto, duke shtuar se Milan-i i ka ndihmuar Juves tw bwhet kampion me shitjen e Allegri-t, Pirlo-s e Matri-t. “Prisja që ata të jepnit dorëheqjen dhe që Berlusconi të kthehej në rolin e presidentit të nderit. Edhe Milan e ka të domosdoshëm një ndryshim brezash”, ka thënë kryetifozi i Milan-it.

(Kosova Sot)