Festojnë, Besa Famiglia e Prishtina

  • 29 April 2016 - 19:59
Festojnë, Besa Famiglia e Prishtina

 

Kupa e Kosovës në hendboll ka mbetur aty ku ishte edhe editonin e kaluar pra në sirtarët e Besa Famiglia. Skuadra pejanet ashtu siç është pritur pa shumë problem ka mposhtur Kastriotit në finale me rezultat 36:27 për të konfirmuar edhe njw herw dominimin që ka në hendbollin kosovar. 

 

Te femrat fiton Prishtina

Skuadra e Prishtinën në konkurrencën e femrave në hendboll ka arritur të fitoj Kupën e Kosovës, pasi ka mposhtur në finale Kastriotin me rezultat 40:32. Kjo finale është pritur të sjellë më shumë cilësi pasi dihet se rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave është shumë i madh, por ja që këtë herë vashat e Prishtinës ishin shumë mirë të mobilizuara dhe nuk lejuan që Kupa të ikë nga Prishtina. 

(Kosova Sot)