Zenga, nuk e mohon kalimin te Shqipëria

  • 29 April 2016 - 20:25
Zenga, nuk e mohon kalimin te Shqipëria

 

 

Flitet që De Biasi ka shumë oferta dhe mund të largohet nga Shqipëria pas Kampionatit Evropian, derisa njëri nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar atë është Walter Zenga, por që për këtë gjë ende nuk ka asgjë zyrtare pas Evropianit. “Shqipëria ka një trajner, i cili me sa di unë ka bërë me Shqipërinë atë që nuk e ka bërë askush. Ai është trajneri në detyrë dhe unë kurrsesi nuk mund të flas për rrethana hipotetike. E përsëris, De Biasi është një zotëri trajner dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme me përfaqësuesen tuaj. Unë deri tani nuk kam pasur asnjë kontakt dhe nuk jam në dijeni të faktit që De Biasi mund të largohet prej aty. Nëse dikush do të më kontaktojë në të ardhmen, atëherë unë do të bisedoj, por deri tani ju keni një trajner në detyrë dhe duhet të tregojmë respektin maksimal, sepse e meriton”, ka thënë  Zenga.

(Kosova Sot)