Pogba: Synimi im ta kaloj Pele-n e Maradona-n

  • 30 April 2016 - 10:52
Pogba: Synimi im ta kaloj Pele-n e Maradona-n

Sulmuesi francez po fantazon. Falë performancës së Paul Pogba-s, Juventus-i arriti fitimin e të një tjetër titulli kampion në Itali, i 5-ti radhazi për skuadrën bardhezi.

Vlera e tij në afatin kalimtar të verës aktualisht kap shifrën 100 milionë euro, por nëse vazhdon me këto ritme me siguri që 23-vjeçari mund të thyejë çdo rekord në tregun e shitblerjes së futbollistëve nëse vendos të largohet një ditë nga Juventus-i. Dëshira ose më saktë objektivi i tij është të shndërrohet në një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, diçka të tillë francezi e la të kuptohet në një intervistë për mediat italiane. ” Dua të bëhem një legjendë e futbollit, si Pele e Maradona.

Madje, më shumë se kaq. 4 tituj kampion radhazi me Juventus-in në këto 4 vjet që jam pjesë e bardhezinjve nuk më mjaftojmë, dua të jem mesfushori më i mirë i të gjithë historisë së futbollit”, ka thënë francezi. Premisat për tu bërë i tillë i ka pasi klasi nuk i mungon dhe për momentin ngjason me një mesfushor të kompletuar, por për të arritur atje ku dëshiron Pogba ka ende punë për të bërë.

Ai kërkohet nga klubet më të mëdha e Evropës si Barcelona, Real Madrid-i, Manchester United, Manchester City e Chelsea, por 23-vjeçari ndihet mirë te “Zonja e Vjetër” dhe nuk e mendon largimin. “Kam një kontratë me Juven, dhe nuk mund të zgjohem mëngjesin e ditës tjetër dhe të iki në Angli. Më ka pëlqyer gjithmonë Frank Lampard, por dua të bëhem më i mirë se ai”, ka thënë Pogba.

(Kosova Sot)