Ish-kampioni i mundjes rrah 7 policë (Video)

  • 30 April 2016 - 11:14
Ish-kampioni i mundjes rrah 7 policë (Video)

Vyacheslav Oliynyk, i cili rrëmbeu një medalje të artë për Ukrainën në vitin 1996 në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Atlantë, është arrestuar në gjendje të dehur nga policia.

Ai është kundërpërgjigjur oficerëve duke i rrahur ndërkohë ata e godisnin me shkopinj dhe e spërkatnin me piper.

Ish-kampioni i mundjes kishte qenë duke festuar 50-vjetorin e kthehej nga festa, kur u ndalua nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Video e incidentit është publikuar nga zyrtarët e trafikut rrugor dhe tregon të gjithë momentin e sherrit të Olyynyk me policinë, derisa shtatë oficerët e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.

Sipas raportimeve, mundësi në fund u qetësua për hir të djalit të tij të vogël  i cili qante në makinë.

(Kosova Sot)