Berlusconi i pavendosur për shitjen e Milanit
Milani është në kaos të madh. Drejtuesit e Milanit, me në krye Silvio Berlusconi-n ende nuk i kanë idetë e qarta të rrugës që do të ndjekin. Dilema më e madhe lidhet me faktin nëse presidenti do të vendosë të shesë apo jo aksionet e “Djallit”.
Berlusconi nuk dëshiron që ta lejë skuadrën në nivele kaq të ulëta, por ndërkohë aksionarët e vegjël dhe tifozët kërkojnë me të madhje shitjen e klubit. Mundësia e ndryshimit të pronësisë duket reale, me takimin e javës së ardhshme të programuar me grupet kineze të përbërë nga Alibaba dhe nga Evergrande.
Ndryshe nga historia me Mr. Bee, diskutimet e tanishme pritet të shoqërohen me fakte konkrete, mbi të gjitha me sigurimin e fondeve. Bëhet fjalë për 550 milionëeuro, të cilave do t’u shtohen edhe 250 milionëEuro të tjera investim.
Berlusconi ashtu si edhe aksionarët e vegjël, po presin me padurim që situata të zgjidhet. Edhe tifozët, prej vitesh të lodhur nga një skuadër që cilësohet “Milani B”, duket se janë dorëzuar. Shitja e klubit është mënyra e vetme për t’u kthyer konkurrues.
(Kosova Sot)