Djali shënon dy gola, ja si përlotet babai i ish-futbollistit të Barcelonës (Video)

  • 30 April 2016 - 16:11
Djali shënon dy gola, ja si përlotet babai i ish-futbollistit të Barcelonës (Video)

Djali i legjendës së Celtic, HenrikLarsson, që quhet Jordan, shënoi dy gola të bukur për skuadrën e babait të tij, Helsingborgs mbrëmë, në fitoren 2-1 ndaj AIK.

18-vjeçari Larsson Jr ka shënuar dhjetë gola në pesëdhjetë paraqitje për skuadrën, që ka trajner babain e tij, ndërsa bëri debutimin kundër Orebro SK në korrik të vitit 2014. Goli i tij i parë për klubin ishte në një fitore 3-0 kundër Åtvidabergs FF, në qershor të vitit të kaluar.

Si futbollist, ai ka luajtur me Barcelonën dhe Manchester United. Të përlotur e kemi parë shumë rrallë, por mbrëmë sytë e tij ishin dukshëm të lagët. Ndërkohë që ndeshja po shkonte drejt fundit, në barazim 1-1,Jordan Larsson, i biri, shënoi një gol të mrekullueshëm nga rreth 30 metra largësi, nga goditja e lire, duke i dhënë fitoren Helsingborgsit.

Goli i 18-vjeçarit e ka përlotur babain-trajner, aktualisht në moshën 44-vjeçare.Henrik Larsson u shpreh se ndihet njeriu më i lumtur në botë, që fitoi një ndeshje falë golit të të birit.

(Kosova Sot)