Real Madrid gjen fajtorin e lëndimit të Ronaldos

  • 30 April 2016 - 16:41
Real Madrid gjen fajtorin e lëndimit të Ronaldos

Real Madrid ka një problem me stafin mjekësor të ekipit që dyshohet se ka fajin për lëndimin e fundit të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo është i lënduar dhe do të mungojë edhe sot në duelin ndaj Real Sociedadit në La Ligë.

Reprezentuesi portugez është duke humbur ndeshjen e tretë të njëpasnjëshme për shkak të njëjtit dëmtim. Por, kush e ka fajin?

Sipas mediave spanjolle, në klub ka dalë një problem pasi dyshohet se stafi mjekësor i ekipit e injoroi dëmtimin fillestar të Ronaldos që më pas u shndërrua në një problem më serioz.

Madje, stafi mjekësor i Real Madridit fajësohet se nuk ka trajtuar si duhet edhe disa futbollistë të tjerë që kanë pësuar lëndime gjatë këtij sezoni.