Rosberg niset i pari në Rusi

  • 30 April 2016 - 16:46
Rosberg niset i pari në Rusi

Nico Rosberg do ta nisë nga vendi i parë garën për çmimin e madh të Rusisë. Gjermani i Mercedes bëri kohën më të mirë në pistën e Soçit, duke regjistruar pole positionin e dytë radhazi këtë sezon.

Ferrari ende nuk po arrin të shkëlqejë në provat zyrtare. Sebastian Fetel arriti të renditet i dytë, por për shkak të penalitetit për ndërrimin e kambios do ta nisë garën e të dielës nga vendi i shtatë.

Raikonen nga ana tjetër nuk arriti të mposhtë Valteri Botasin duke u renditur pas tij në vendin e 3-të. Ndërkohë kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton nuk doli në sesionin e tretë të provave për shkak të një avarie që pati makina e tij.

(Kosova Sot)