Ndodhi sërish në Turqi, tifozi hyn në fushë për ta sulmuar referin, e pëson keq nga lojtari (Video)

  • 01 May 2016 - 10:12
Ndodhi sërish në Turqi, tifozi hyn në fushë për ta sulmuar referin, e pëson keq nga lojtari (Video)

Të shtunën në nivelin e dytë të kampionatit turk mes Karabukspor dhe Elazgispor ndodhi sërish një incident mes tifozëve dhe gjyqtarit të ndeshjes.

Një i ri tifoz i Karabukspor, iu shmangë gjithë sigurimit për tu futur në fushë, i cili tentoi të sulmonte referin e ndeshjes. Por, një lojtar i mysafirëve të Elazgispor reagoi menjëherë duke e goditur tifozin në stilin “Kong Fu”.
E njëjta situatë kishte ndodhur edhe javën e kaluar në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce ku gjyqtari i ndeshjes ishte sulmuar nga tifozët vendas.

(Kosova Sot)