Doktori i Portugalisë e frikëson Ronaldon

  • 01 May 2016 - 10:16
Doktori i Portugalisë e frikëson Ronaldon

Nuno Campos, ish doktori i përfaqësueses së Portugalisë, e ka paralajmëruar Cristiano Ronaldon që të jetë i kujdesshëm me lëndimin që ka pësuar

Cristiano Ronaldo duhet të pushoj të paktën tre javë, për ta kaluar lëndimin që ka pësuar, ose në të kundërtën rrezikon të paraqitet në Euro 2016. Kështu mendon ish doktori i përfaqësueses së Portugalisë, Nuno Campos

Ronaldo ishte lënduar në ndeshjen ndaj Villarrealit, derisa deri më tani ka mbetur jashtë fushës në tri ndeshjet e fundit të Real Madridit.

"Nëse diagnoza është me të vërtetë, atëherë nevojitet pushim mes  18 dhe 21 ditëve”, ka deklaruar ai për gazetën portugeze Record.

"Ata kanë nevojë për 12 deri në 14 ditë për tu shëruar plotësisht, kurse 5 deri në 7 ditë të tjera duhen  punë për shërimit të muskujve. Nëse nuk i përmbahet kësaj rrezikon paraqitjen në Euro 2016”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot)