Tri pikë larg lavdisë – legjenda e Unitedi mbështet Leicesterin (Foto)

  • 01 May 2016 - 13:51
Tri pikë larg lavdisë – legjenda e Unitedi mbështet Leicesterin (Foto)

Leicester City është afër që të shpallet kampion i Premierligës

Skuadra e Claudio Ranierit, Leicester City, është vetëm tri pikë larg lavdisë, që të shpallet kampion i Premierligës.

Për ta bërë këtë, Leicester duhet ta mposht Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’, ndeshje e rëndësishme kjo edhe për Unitedin që kërkon një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, për herë të parë në jetën e tij, dëshiron që Unitedi të pësoj humbje.

“Unë jetoj dhe vdes për rezultatet e Unitedit, por sot dua që të fitojë ekipi tjetër”, ka thënë Schmeichel, duke ju referuar Leicesterit, që edhe matematikisht mund të shpallen kampion nëse marrin tri pikë në ‘Old Trafford’.

Kjo dëshirë e Peter Schmeichel, vjen edhe për shkak se djali i tij, Kasper Schmeichel, është portier i Leicesterit dhe në njëfarë mënyre, ai shihet një ndër më meritoret që Leicesteri është nja hap larg lavdisë.

Tifozët e Leicesterit tashmë kanë përgatitu një festë të madhe për këtë arritje historike. Nëse titulli nuk vendoset sot, Leicesteri do ta kërkojë në ndeshjen e radhës, pasi është fare pranë arritjes së këtij qëllimi.

(Kosova Sot)