“Çmendet” Junajtid, 82 milionë euro për Griezmanin

  • 01 May 2016 - 16:18
 “Çmendet” Junajtid, 82 milionë euro për Griezmanin

Mançester Junajtid ka gati një ofertë të majme për yllin e Atletiko Madridit, Antoine Griezman.

“The Sun” raporton se “Djajtë e Kuq” janë gati të derdhin plot 82 milionë euro në arkën e “Los Colchoneros” për sulmuesin francez.

Gazeta britanike thekson se Griezman është në krye të listës së të dëshiruarve nga klubi anglez.

Një tjetër emër që Junajtid po kërkon ta sjellë në “Old Traford” është Pierre-Emerick Aubameyang, një makineri golash për Dortmundin.

(Kosova Sot)