Milani shpëton nderin në shtesë përballë Frosinones(Video)

  • 01 May 2016 - 19:12
Milani shpëton nderin në shtesë përballë Frosinones(Video)

Milani ka shpëtuar nga humbja me modestët e Frosinones vetëm pas një penalltie të ekzekutuar në minutat shtesë.

Kuqezinjtë barazuan 3-3 me “kanarinat” e Arlind Ajetit në përballjen e luajtur sot në “San Siro”.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e dy golave, të shënuar nga Paganini dhe Kragl. Kuqezinjtë fituan një penallti në pjesën e dytë por gjuajta e Balotelit u prit nga portieri kundërshtar.

Vendasit gjetën golin e parë pas një goditje të kolumbianit Bacca. Frosinone arrin të shënojë golin e tretë me Dionisin në minutën e 54, por Milani ngushton diferencën me Antonelin 20 minuta më vonë. Atëherë kur ndeshja u mendua e mbyllur, gjyqtari akordoi një penallti që u kthye në gol nga Menez.

Pas këtij barazimi Frosinonë është pothuajse në serinë B, pasi është 4 pikë poshtë Palermos ndërkohë që kanë mbetur dy takime nga fundi. Ndërkohë që Milani gjendet në vendin 7-të, pozicion që e lë jashtë Ligës së Europës sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot)