Sigal Prishtina mposhti Bashkimin

  • 01 May 2016 - 21:14
Sigal Prishtina mposhti Bashkimin

Sigal Prishtina e ka mposhtur Bashkimin sonte në Prizren në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll dhe kështu tani udhëheq në seri 2:1,transmeton Kosova Sot Online.

Takimi i luajtur në Prizren ka përfunduar me rezultat 78;58 në të mirë të bardhë e kaltërve.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme në kryeqytet.

Duhet theksuar se tashmë Peja e ka siguruar një vend në finalen e madhe pasi e ka eliminuar Trepçën në seri 3:0 dhe tashmë e pret fituesin e duelit Sigal Prishtina – Bashkimi. 

(Kosova Sot)