Duka flet për "Rai 2": Tramexani nuk largohet

  • 02 May 2016 - 11:00
Duka flet për

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar dje në mbrëmje më studion e “Domenica Sportiva” në Itali, ku foli edhe për të ardhmen e Xhani De Biazit.

"De Biazi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me De Biazin dhe Tramexanin kemi stafin italian më të mire, së bashku me grupin shqiptar”, tha Duka për “Rai 2”.

Pyetjes së moderatores nëse do ta lërë De Biazin të ulet në stolin e Italisë në të ardhmen e afërt, Presidenti i FSHF-së, iu përgjigj: “Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biazi, është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani”, shtoi ai.

I pyetur me humor nëse do të qëndronte De Biazi në rast se fiton Evropianin, Duka deklaroi: “I mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi tek Evropiani. Të mos harrojmë është hera e parë për ne, por edhe për De Biazin, ndaj duhet ta shfrytëzojë edhe ai këtë mundësi shumë të mirë”. Duka u pyet gjithashtu edhe nëse ka mundësi që Tramexani të bëhet trajner i Shqipërisë: “Paolo nuk do të largohet…”

(Kosova Sot)