Trapattoni shpërthen me kritika ndaj Barcelonës

  • 02 May 2016 - 11:31
Trapattoni shpërthen me kritika ndaj Barcelonës

Italiani Giovanni Trapattoni ka shpërthyer me kritika ndaj Barcelonës të cilën e ka cilësuar si një ekip të mërzitshëm që vonohet shumë për të krijuar aksione.

Në një intervistë për mediat vendase Trapattoni nuk i ka kursyer elozhet për teknikun Diego Simeone i cili sipas tij është një filozof i mirë i lojës.

“E dua Simeonen. Karakteri i tij është ashtu si i imi, ekipi kishte të njëjtën filozofi të lojës. Nuk dua të them emra, por ka ekipe të cilat mbajnë topin për një orë e gjysmë. Nuk më kënaq kjo, përkundrazi do të më zinte gjumi në stadium. Futbolli duhet të jetë atraktiv i shpejt me shumë raste brenda pak minutave. Më pëlqen loja e Simeones

(Kosova Sot)