Thaçi pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA

  • 02 May 2016 - 12:23
Thaçi pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA

Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi e ka pritur në kabinetin e tij kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ne takimin e përbashkët, i pari i vendit vlerësoi punën qe ka bërë FFK-ja që nga pavarësimi dhe si rezultat  i përkushtimit të federatës pret që Kosova të anëtarësohet në UEFA .

Thaçi premtoi se shteti i Kosovës  do ta ndihmojë futbollin në aspektin infrastrukturor .

Ndërkaq , kreu i  federatës së futbollit Fadil Vokrri ,potencoi se Kosova i ka votat e nevojshme për anëtarësim  dhe nuk ka se kush ta pengojë anëtarësim e vendit tonë në shtëpinë më të madhe të futbollit.

Vendimi për pranim ose jo të Kosovës në UEFA, do të merret në Kongresin që do të mbahet më 3 maj në Budapest të Hungarisë.

(Kosova Sot)