Boban me kritika: Brocchi shumë i vogël për Milanin

  • 02 May 2016 - 12:58
Boban me kritika: Brocchi shumë i vogël për Milanin

Momenti i keq i Milanit që pas barazimit ndaj Frosinones mund të mbetet jashtë Europës, ka prekur drejtëpërdrejtë edhe disa nga legjendat e klubit kuqezi. Ish-mesfushori i Milanit, kroati Zvonimir Boban ka folur në lidhje me situatën që po kalojnë kuqezinjtë. Ai e ka analizuar takimin me Frosinonen dhe është shprehur se përgjatë 90 minutave nuk pa asgjë pozitive nga ana e Milanit. Boban gjatë analizës së tij foli dhe për ndryshimet e shpeshta të trajnerëve, ku sipas tij në vënd që të ndihmojnë skuadrën e kanë përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën. Kroati dha një mendim dhe për ish-teknikun Sinisa Mihajlovic dhe trajnerin aktual Christian Brochi:

“Mihajlovic kishte ndërtuar një skuadër e cila vepronte si një trup i vetëm, pavarësisht rezultatave ja kishte dalur të krijonte një grup i cili nën drejtimin e tij po ecte mirë. Brochi nuk duhet ta kishte pranuar ofertën për të marr në drejtim stolin e Milanit. Duhet ta kuptonte se ishte shumë i vogël, për një klub që mbart një histori plot me suksese.”

Sipas Boban më shumë se sa faji i trajnerve për momentin negativ që po kalon Milani, përgjegjësia më e madhe është e presidentit Berlusconi, i cili duhet ta kishte projektuar me kohë të ardhmen e klubit. I pyetur për trajnerin e ardhshëm të Milanit, ish-futbollisti dhe vetëm një emër dhe ai është Paolo Maldini, për shkak të asaj që ai ka arritur me fanellën e kuqezinjve dhe të integritetit të tij moral. Pavarësisht situatës jo shumë pozitive, lajme të mira vinë nga merkato për Milanin. Sipas mediave italiane sulmuesi  i Celta Vigos Nolito, është vënë në qëndër të vëmendjes nga ana e drejtuesve. Mendohet se spanjolli  ka arritur dhe një akord me kuqezinjtë, për tu transferuar në Milanelo verën e ardhshme. Shuma e kartonit të 29 vjecarit kap shifrën e 18 milionë Eurove.

(Kosova Sot)