Vokrri e Salihu u nisën në udhëtimin historik drejt Budapestit (Foto)

  • 02 May 2016 - 17:21
Vokrri e Salihu u nisën në udhëtimin historik drejt Budapestit (Foto)

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu, sapo janë nisur nga aeroporti “Adem Jashari” drejt Budapestit, në udhëtimin e tyre historik.

Ata janë të ftuar nga UEFA për pjesëmarrje në Kongresin e UEFA-s që mbahet nesër, e ku pritet të finalizohet anëtarësimi në shtëpinë e futbollit evropian.

Kosova pritet ta thyej izolimin shumëvjeçar me pranimin e saj më instancat më të larta të futbollit.

Kosova do të votohet nga 54 anëtarët e UEFA-s dhe i duhen 28 vota për tu pranuar me të drejta të plota.

(Kosova Sot)

vokrri-salihu111