Prishtina mendon për finale, Bashkimi nuk dorëzohet

  • 03 May 2016 - 08:36
Prishtina mendon për finale, Bashkimi nuk dorëzohet

Sigal Prishtina udhëheq në seri 2:1 ndaj Bashkimit dhe është vetëm një fitore larg finales së madhe të “play-off”-it, aty ku e pret Peja, e cila tashmë e ka eliminuar Trepçën në seri 3:0 dhe është plasuar në finale

 Bardhekaltrit janë kampionë në fuqi të Kosovës

 

Ndeshja e katërt gjysmëfinale e “play-off”-it të Superligës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Prishtina udhëheq në seri 2:1 dhe është vetëm një fitore larg finales së madhe të “play-off”-it, aty ku e pret Peja, e cila tashmë e ka eliminuar Trepçën në seri 3:0 dhe është plasuar në finale. Prishtina është kampione në fuqi e Kosovës.

Azemi: Kualiteti është në anën tonë

Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në finalen e madhe qysh të martën mbrëma. “Normal se presim fitore, pasi e kemi ekipin shumë më të mirë. Bashkimi në ndeshjen e dytë na ka befasuar, por më nuk do t’ia arrijë këtij qëllimi. Ne tash e kemi përparësinë e fushës, përkrahjen e tifozëve tanë  dhe besojmë në fitore. Bashkimi ka lojë kolektive, por prapëseprapë ne e kemi ekipin më të mirë dhe kualiteti është në anën tonë”, ka deklaruar 4-shja bardhekaltër për të shtuar: “Presion nuk do të kemi, normal se Bashkimi luan mirë kur Prishtina nuk luan mirë. Ne do të japim maksimumin dhe me fitore do të shkojmë në finale, atje ku na pret Peja”.(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)